Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni antidrogë i policisë shqiptare, DEA-s amerikane dhe Guardia di Finanza, që u zhvillua sot në uëjrat shqiptare.
Mësohet se një prej gomoneve të përdorura nga trafikantët ka qenë e pajisur me 3 motorë të rrallë me nga 350 kuaj fuqi, me qëllim për të transportuar drogën në ujërat e detit Adriatik.
Ndërkohë, ata u kapën duke këmbyer kanabis me heroinë dhe kokainë dhe kur policia është afruar i kanë vënë flakën një veliere.
Në kuadër të operacionit që ka nisur prej ditësh ng apala italiane, janë shoqëruar deri tani 10 persona, teksa priten edhe arrestime të tjera.