Detaje nga atentati në Vlorë, 41-vjeçari pasi u qëllua ra nga motori dhe eci për 100 metra! Autori e ndoqi nga pas dhe e vrau

Detaje të reja mësohen nga ekzekutimi i Leartiad Kekës në Vlorë, mbrëmjen e djeshme 9 shtator.

41-vjeçari u qëllua me breshëri kallashnikovi teksa ecte me motor.

Fillimisht ai është qëlluar përpara bibliotekës së Vlorës nga një mjet me targa italiane. Pasi është qëlluar, Keka ka rënë nga motori dhe ka ecur për rreth 100 metra, ndërsa autori e ka ndjekur nga pas edhe është siguruar që ta vrasë. Më pas 41-vjeçari është qëlluar sërish para kishës Ortodokse.

Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur 28 gëzhoja, që do të thotë se mbi Kekën është zbrazur një karikator i plotë.

Mjeti që është përdorur nga autorët, është gjetur i djegur në fshatin Kotë në Vlorë. Ndërkohë, brenda tij është gjetur edhe kallashnikovi që dyshohet se është përdorur nga autori për të ekzekutuar 41-vjeçarin.


Shtuar 10.09.2023 08:17