Aksioni i RENEA-s në Lungomare, mes të arrestuarve dhe Edison Begaj të cilit ju bë atentat pak ditë më parë (FOTO LAJM)

Forcat RENEA kanë zbarkuar ditën e sotme në Lungomare të Vlorës në një aksion të papritur. Aksioni blic u zhvillua në biznesin ku pak ditë më parë ndodhi një plagosje.

Mësohet se janë shoqërur disa persona mes tyre Edison Begaj që u plagos pak ditë më parë.

Edison Begaj i është bërë një atentat në datën 29 maj, ku përfundoi i plagosur në pjesën e këmbëve.

38-vjeçari Begaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Ai është i dënuar për drogë më 7 vite e 6 muaj burg në 2010, ndërsa është bërë edhe subjekt i OFL-së në lidhje me pasurinë e tij. Edhe në 2015 Begaj u kap me 50 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë “çokollatë”, e paketuar, së bashku me 3 të tjerë në vendin e emërtuar “Qafa e Kuzum Babasë”. Lënda narkotike u gjet brenda automjetit tip “Jeep” që posedohej nga shtetasi Edison Begaj.


Shtuar 14.06.2021 20:41