Detaje nga aksidenti me tre të lënduar në Shkodër, “Benzi” drejtohej nga një oficer policie

Detaje nga aksidenti me tre të lënduar në Shkodër, “Benzi” drejtohej nga një oficer policie

Policia ka dhënë me detaje nga aksidenti me dy të lënduar në Shkodër, ku një mjet tip Volkswagen u përplas me mjetin tip Benz.

Policia bën me dije se mjeti tip Benz drejtohej nga një oficer policie. Veprimet e para hetimore në vendngjarje për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit, po kryhen nga  oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë së Rrethit  Gjyqësor Shkodër, Grupi Hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 20:50, në aksin rrugor Shkodër – Koplik, në afërsi të një karburanti, mjeti tip Benz, me drejtues shtetasin G. D. (oficer Policie) është  përplasur me mjetin tip Volkswagen , me drejtues shtetasin K. Gj. 20 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi K.Gj, dhe  janë lënduar lehtë dy pasagjerët që ndodheshin në automjetin tip Volksëagen, shtetasit   Xh.  V. dhe S. G, të cilët janë  dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore.

Veprimet e para hetimore në vendngjarje për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit, po kryhen nga  oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë së Rrethit  Gjyqësor Shkodër, Grupi Hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore./albeu.com