Detaje të reja janë mësuar rreth aksidentit që i mori jetën 50 vjeçares Etleva Bejko.
Bejko ishte duke drejtuar automjetin tip “Hyundai”, ndërsa dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u rrotulluar disa herë në terrenin e pjerrët.
Viktima mësohet se ishte nëna e një djali dhe prej 25 vitesh kishte emigruar në Greqi, qytetin e Janinës.
Ajo po vinte nga Greqia për të takuar njerëzit e saj në Markat të Konispolit, por për fat të keq nuk ia arriti dot.
Qafë Muzina është një prej zonave më të rrezikshme në vendin tonë./albeu.com