Janë bërë publike detaje rrëqethesë nga krimi i rëndë në Shkodër ku është ekzekutuar i riu Endri Mustafa, trupi i të cilit u gjet në zonën e njohur si “Livadhe”.
Pas 3 ditësh zhdukje, trupi i 32-vjeçarit u gjet në këtë zonë, dhe u raportua për një vrasje me armë zjarri.
Dëshmitë e fundit nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se është gjetur arma e krimit me të cilën iu mor jeta Endri Mustafës, një emër i njohur për policinë e Shtetit. Mësohet se në vendin e krimit është gjetur një pistoletë dhe 8 gëzhoja.
Në trupin e të ndjerit është qëlluar 7 herë, 1 plumb në gojë, 3 në kokë e 3 në gjoks.
I riu, 32-vjeç, një emër shumë i njohur për Policinë e Shtetit për vepra penale si plagosje, grabitje, fajdexhi.
Mësohet se Mustafa është dënuar më herët për plagosje, i përfshirë në bandën e fajdexhinjve në Shkodër dhe i implikuar në vrasjen e vëllezërve Bilali.
Gjithashtu Mustafa ka qenë i arrestuar së bashku me 5 të tjerë në vitin 2016 pasi atyre iu janë gjetur armë e municione luftarake.
NJOFTIMI I PLOTË:
Më datë 17.05.2021, në orën 09:00, në bregun e liqenit, në livadhe, në lagjen Guerile, Shkodër është gjetur i pajetë shtetasi E. M., 32 vjeç, dyshohet i vrarë me armë zjarri.
Në lidhje me ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. /albeu.com/