Arratisja e Edison Pulës nga burgu i Trevisos ka ngritur policinë “në këmbë” dhe është bërë kryefjala e mediave në shtetin fqinj.
Mediat italiane vazhdojnë të nxjerrin detaje dhe e fundit është se dyshohet se Pulës ia kanë dërguar me dron sharrën në burg, me të cilën preu hekurat e qelisë.
“Edison Pula është pritur nga dikush jashtë burgut të cilët po e strehojnë në një vend të qetë. Arratisja është planifkuar prej kohësh, dikush mund ta ketë hedhur sharrën përmjes një droni. Sharra mund të ketë rënë në një cep të burgut”, shkruajnë mediat italiane.
27-vjeçari që njihet si mjeshtër i arratisje dhe i vjedhjeve serial, u largua së bashku me dy shqiptarë të tjerë, këta te fundit u arrestuan sërish brenda pak orësh. /albeu.com