DETAJE/ AMP tha se 32-vjeçari ndërroi jetë në spital, ja çfarë konfirmohet nga “Trauma”

 

Të tjera detaje tronditëse kanë dalë në lidhje me vdekjen e 32-vjeçarit gjatë mbrëmjes së djeshme në Tiranë.

Dyshohet se Laer Kurti ka humbur jetën në ambientet e komisariatit nr.3 pas shoqërimi nga patrulla, raporton ABC.

Duke iu referuar burimeve nga spitali i Traumës, konfirmohet se i riuka shkuar pa shenja jete në spital.

Gjithçka nisi kur rreth orës 23:07, Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, kanë konstatuar në rrugën “Riza Cuka” një shtetas të cilit i kanë bërë thirrje për të ndaluar me qëllim për t’i kontrolluar dokumentet e identifikimit.

Por ky i fundit, konkretisht 32-vjeçari Laer Kurti, tentoi të largohej, por u kap më pas. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë ka ngritur menjëherë grupin hetimor, i cili po kryen veprimet e para hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Gjithashtu, aktualisht po kryhen ekzaminimet mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut te vdekjes dhe në përfundim AMP do të dalë me një njoftim përfundimtar për shtyp.