Shkodër– Është shtyrë seanca në Gjykatën e shkallës së Parë në Shkodër për rusin Igor Kokunov, i kërkuar nga Interpoli Ndërkombëtar, konkretisht në Rusi.
Seanca e radhës do të mbahet më 7 nëntor 2023 , ndërsa avokati i tij mbrojtës Kokunov Isuf Shehu deklaroi se shkresa për ekstradim është firmosur nga zëvendës Prokurori i Përgjithshëm i Rusisë dhe jo nga prokurori apo ministria e Drejtësisë ruse, dhe kjo bie ndesh më konventën ndërkombëtare.
Avokati tha se Kokunov ka vetëm një vepër penale për të cilën dyshohet si kreu i një grupi kriminal, dispozitë që sipas avokatit nuk e njeh ligji shqiptar. Avokati mes tjerash deklaroi se është kërkuar azil në Shqipëri për Kokunov për shkak se Rusia është një shtet i pasigurt dhe që shkel të drejtat e njeriut.
Deri më 7 nëntor pritet të sqarohet nëse shkresa për ekstradim është firmosur apo jo nga Prokurori i Përgjithshëm i Rusisë apo nga Ministria e Drejtësisë në Rusi./Albeu.com