Dështon plani i të burgosurit në Drenovë, si tentoi të fuste në burg bisturinë që vodhi në spital

Një person i cili gjendej në burgun e  Drenovës është dërguar në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore për shkak se kishte konsumuar një sasi ilaçesh.

Mësohet se pas kurimit në spital, dyshohet se ai ka vjedhur nga dhoma e mjekimit një bisturi, mjet i cili i është kapur gjatë kontrollit nga ana e policisë së burgjeve.

Ky person mund të jetë i paraburgosur në IEVP Drenovë ose i burgosur i sigurisë së zakonshme, fakt i cili pritet të zbardhet nga hetimet e mëtejshme./albeu.com


Shtuar 12.05.2022 13:01