Një 33-vjeçar i ka shpëtuar mrekullisht një atentati ditën e sotme në Vlorë.
Mësohet se Tonin Ramaj, është qëlluar 4 herë teksa qëndronte i ulur në ambientet e jashtme të një lokali në lagjen “Pavarësia”.
Pavarësisht se u qëllua disa herë në drejtim të tij, me sa duket autori/autorët, ende të paidentifikuar nuk ia kanë arritur qëllimit pasi 33-vjeçari ka marrë vetëm një plumb në këmbë.
Ramaj është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës për të marrë ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij atentati të dështuar dhe policia nuk ka një njoftim zyrtar për ngjarjen.
NJOFTIMI I POLICISE
Sot rreth orës 12:25, në lagjen “Pavarsia 3”, dyshohet se në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi T. R (H), 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.
/Albeu.com/