Dështojnë masat e ministrisë së Arsimit, publikohet sërish në rrjetet sociale teza e provimit

Kanë kaluar vetëm 30 minuta nga nisja e provimit të dytë të Maturës Shtetërore 2023, me tezën e provimit që është publikuar në rrjetet sociale.

Teza është publikuar në Instgramin e “Studentët Denoncojnë”.

Sot, 7 qershor, zhvillohet provimi i dytëi Maturës Shtetërore 2023. Rreth 30 mijë maturantë në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen sot provimit të, ku do të testohen për gjuhën Shqipe dhe Letërsi.

Gjithashtu në këtë maturë është provimi për mjekësinë. Të gjithë maturantët që duan të studiojnë në programin “Mjekësi e Përgjithshme”, do të zhvillojnë në gusht një testim në mënyrë të informatizuar.

Provimi i parë i maturës u zhvillua më qershor, lënda gjuhë e huaj. Provimi i matematikës do të zhvillohet më 13 qershor. Lënda me zgjedhje është dhe provimi i fundit, i cili do zhvillohet më datë 19 qershor./albeu.com/

 


Shtuar 7.06.2023 10:35