Dështoi ende pa filluar, Union Berlin në “mëdyshje” për Iscon

Mbrëmjen e djeshme u njoftua se është arritur akordi mes klubit gjerman të Union Berlin dhe mesfushorit spanjoll Isco, mirëpo dita e sotme nuk ka shkuar siç duhet për fantazistin e mesfushës.

Sipas asaj, çka raporton gazetari presitigjioz i merkatos, Fabrizio Romano raporton se Isco dështoi testet fizike. Megjithatë, burime rreth lojtarit raportojnë se transferimi mund të ndodhë ende, por kushtet e marrëveshjes do të ndryshojnë.

Pas përfundimit të kontratës me Sevillan, ku Isco u transferua në verë pas skadimit të kontratës me Real Madridin, mesfushori është një lojtar i lirë. /albeu.com