Gazetarja Albina Hoxhaj, gjatë një interviste televizive, ka folur për dokumentarin e saj “Misteri i sëmundjeve masive”.
Kjo ka qenë një shtysë për të mësuar më shumë raste të pazbuluara në zonat e thella të Vaut të Dejës, ku shumë persona vuajnë nga a*tizmi dhe shumë sëmundje të tjera të mbivendosura siç është sk*zofrenia apo dhe çrregullime të tjera mendore.
Këto familje nuk kurojnë familjarët e tyre të sëmurë, për shkak të mentalitet që ka kjo zonë, por edhe për shkak të kushteve jo të mira ekonomike.
Gjithashtu, gazetarja tregoi një rast të një personi i cili vuante nga autizmi dhe ishte tepër i dhunshëm.
Ai jeton vetëm me të ëmën, e cila ka treguar se dhunohet nga fëmija e saj dhe se shpesh herë i bie të fikët.
Albina Hoxhaj: “Ajo që më ka bërë më shumë përshtypje në të gjitha familjet që kemi trokitur, është se prindërit janë të aftë të bëjnë gjithçka për fëmijët e tyre. Nuk e mendojnë në asnjë moment të vetëm që t’i braktisin. Janë në kushte të vështira ekonomike, me të ardhura të pakta, ai kemp që marrin pothuajse nuk i shërben për asnjë gjë, po flasim për zona të thella. Një rast konkret që i referohemi është një rast me kriza të pakontrollueshme.
Në këtë rast nëse nuk e merr atë gjilpërë, ai fëmijë është jashtë kontrollit, përveç dhunës që ushtronte ndaj të ëmës, gjyshes që shpesh herë e kishte dhe frikë, mund të bëhet problem për të tjerët. Pra nënës, Agimes i duhet patjetër që të ketë ato para mënjanë që në këto dy raste, që të paktën ndodh 2 herë në muaj, ti japë këtë shërbim. Trajtimi i intensiv është i domosdoshëm në mënyrë që gjithçka të mos thellohet dhe mos shkojë më tej. Ky djalë është i sëmurë, ka dy diagnoza dhe dhunon të ëmën. E ëma thotë më dhunon, më bie të fikët, por e duroj sepse është evlati im”.
Pyetje: Ndërkohë që bashkëshorti e kishe braktisur për këtë arsye.
Albina Hoxhaj: “Kishe dashur t’ja jepte motrave të Nënë Terezës në Elbasan”.
Pyetje: Mamaja nuk kishte dashur dhe e kishe marrë, por familja e saj e kishte braktisur përballë kësaj zgjidhje. Ai jeton me të ëmën që një ditë kur ajo të mos jetë më, nuk di se ku do shkojë.
Albina Hoxhaj: “Është 80-vjeçe dhe të gjithë kanë qenë kundër asaj sepse është mentaliteti mori djalin e dikujt tjetër, për ta rritur në shtëpinë tonë. Dhe kjo gjë e ka vrarë edhe më shumë këtë, ka shkaktuar dhe drama të tjera sociale. Pas divorcit u kthye në familjen e saj dhe mori të birin me vete. Po rritet tek dajat, tek familja e nënës që themi ne dhe motra e vëllezër i janë kthyer kundër, nuk flasim me të nga ajo ditë deri më sot, pikërisht për këtë ngjarje. Ka shumë problema në të gjitha këto situate”.