Dëshmi të tjera kanë dalë nga vrasja tragjike e tre vajzave nag nëna e saj, Roula Pispirigou.
Një zyrtar i varrezave të Patras, ka dhënë një dëshmi shumë të fortë lidhur me sjelljen e Roula Pispirigou.
Ai tha se kur vajzat e saj Malena dhe Iris priteshin të varroseshin, Roula Pispirigo ka kërkuar që para se të kryehej ceremonia mortore, ajo kishte nevojë të shkonte tek parukieri.
“Nuk e kisha parë kurrë Roulën. Vetëm kur Irisi vdiq, mësova se ajo kishte shkuar së pari te parukierja për tu rregulluar”, tha zyrtari.
Ndërkohë ai ka shtuar se nuk e ka parë asnjëherë Roulën që të vizitojë varret e vajzave të saj, duke theksuar se kjo ëhstë një gjë shumë e tmerrshme./albeu.com