“Dëshiroja të bëhesha portier”, Redon Makahsi rrëfen jetën e vështirë dhe historitë e dashurisë: Kemi jetuar në garderobat e Instituteve të Arit

Këngëtari i njohur Redon Makashi ka folur rreth jetës së tij personale dhe si artist.

I ftuar  në ‘Piter Pan’ ka treguar se ëndërra e tij ka qenë të bëhej portier dhe kur ka qenë i vogël luante gjithmonë me stadiumin e Dinamos.

T’i gjithmonë artist dëshiroje të bëheshe?

Redon Makashi: Kur kam qenë i vogël dëshiroja të bëhesha portier në stadiumin e Dinamos, ka qenë një ndeshje dhe unë kam qenë gjithmonë portier me ekipe. Ekipi ynë i artistëve ka qenë 35 vetash, bënim pak me hile. Kanë qenë 3 lojtarë tamam futbolli pasi ekipi ynë ndrohej çdo 10 minutash në ndeshjen me italianët.

Redoni ka treguar dhe një detaj shumë të veçantë nga jeta e tij familjare, ku tha se ai foshnjë së bashku me prindërit e tij kanë jetuar për një kohë të gjatë në ambiente shkolle, te gardërobat e institutit të Arteve pasi nuk kishin mundësi financiare për të blerë një shtëpi.

Si flije dhe mësoje në shkollë?

Redon Makashi: Jo se flija në shkollë, unë kam jetuar në shkollë. Babi dhe mami im kemi jetuar në shkollë, në gardërobat e institutit të Arteve bashkë me djalin e tij gjysmë kile. Aty është njohur dhe Timo me Verën, ky instituti i arteve ka qenë ogur bardhë, kemi jetuar pasi familja ynë nuk ka pasur shtëpi, edhe më vonë është bërë me ndihma vullnetare.

Lidhur me historitë te dashurisë, këngëtari tha se përher ka qenë i dashuruar ku dhe ka treguar një propozim të veçantë sesi ia ka shprehur vajzës që ai donte, fjalën ‘Të Dua’.

A je i dashuruar?

Redon Makashi: Qëkur kam lindur, kam qenë i dashuruar. Kur bëhesh nga dy prindër të dashuruar, lind një fëmijë që është i dashuruar.

Si i propozonit vajzave në atë kohë?

Redon Makashi: Një propozim që ka qenë i imi i hershëm pikërisht ka qenë me letër çamçakizi ka qenë propozimi im i parë. Kam shkruar aty një fjalë “Të dua”. Dashuria ngjiti. Atëherë ka qenë një romancë shumë e bukur që kur mendohet t’i thuash dikujt sot, as nuk i shkojnë në mend këto lloj propozimesh./Albeu.com/.

 


Shtuar 22.04.2023 13:10