Deri kur do të vazhdojnë të vrasin aksidentet rrugore? Përgjaket marsi, 9 viktima dhe 21 të plagosur në 10 ditë

Mëngjesi i 1 marsit nisi me një aksident në kryeqytet. Vetëm në 10 ditët e para të muajit, rrugët e Shqipërisë janë përgjakur nga aksidentet rrugore, duke lënë 9 viktima dhe 21 të plagosur.

Aksidenti i fundit tragjik u shënua mbrëmjen e djeshme te rrethrrotullimi i TEG-ut, ku tre persona humbën jetën dhe tre të tjerë u plagosën.

Më 1 mars 2023, dy makina u përplasën me njëra-tjetrën tek autostrada e TEG-ut. Nga aksidenti fatmirësisht u shënuan vetëm dëme materiale.

Më 1 mars 2023, rreth orës 10:16, një 60-vjeçar mbeti i plagosur pasi u përplas nga një makinë në Durrës. 60-vjeçari ishte duke kaluar rrugën në momentin e aksidentit.

Më 1 mars 2023, rreth orës 19:40, një makinë u përmbys në aksin Laç-Milot. Si pasojë mbetën të plagosur dy persona.

Më 1 mars 2023, rreth orës 21, një 40 vjeçare u përplas për vdekje në autostradën Tiranë-Durrës.

Më 1 mars 2023, rreth orës 21:03 minuta, dy makina u përplasën me njëra-tjetrën në Korçë. Nga aksidenti mbetën të plagosur dy persona.

Më 2 mars 2023, një 67-vjeçare mbeti e plagosur pasu u përplas nga makina tip “Fiat” në vijat e bardha në Lushnjë.

Më 3 mars 2023, një 53-vjeçar humbi jetën në Sarandë pasi kamioni u batua dhe e zuri poshtë.

Më 4 mars 2023,  në Gjoricë, të Bulqizës një mjet tip “Audi” u përplas me një mjet tip agregat. Dy drejtuesit e mjeteve mbetën të plagosur.

Më 5 mars 2023, tre automjete u përfshinë në një aksident në aksin Elbasan-Librazhd. Njëri prej drejtuesve mbeti i plagosur. Shkak dyshohet se ishte tentativa për parakalim të gabuar.

Më 5 mars 2023, një i mitur u përplas nga makina në zonën e Kënetës në Durrës. I mituri mbeti i plagosur dhe u dërgua menjëherë në spital.

Më 6 mars 2023, një mjet tip “Volkswagen” doli nga rruga në aksin “Zvezdë-Pojan” në Maliq. Si pasojë dy vëllezërit që udhëtonin me automjet mbetën të plagosur.

Më 6 mars 2023, një 69-vjeçar u përplas për vdekje nga një makinë në Korçë.

Më 6 mars 2023, një 70-vjeçar mbeti i plagosur pasi u përplas nga një makinë në aksin rrugor Thumanë-Borizanë.

Më 6 mars 2023, dy makina u përplasën me njëra-tjetër te “5 Maji” në Tiranë. Si pasojë e aksidentit mbetën të plagosur 5 persona.

Më 8 mars 2023, në vendin e quajtur “Katër rrugët e Shijakut”, makina përplasi për vdekje një 32 vjeçar i cili po lëvizte me biçikletë.

Më 9 mars 2023, “Audi” i drejtuar nga 20- vjeçari Klevis Ruçaj theu barrierat anësore të rrugës te rrethrrotullimi i TEG-ut dhe përfundoi mbi kofanon e një makine “Honda”. Si pasojë e aksidentit tragjik humbi jetën Ruçaj dhe dy vajzat pasagjere që ndodheshin në mjetin tip “Audi”. Tre personat që ndodheshin në mjetin tip “Honda” mbetën të plagosur.

Më 10 mars 2023, në afërsi të spitalit të Durrësit, betonieria përplasi për vdekje një këmbësor.

Më 10 mars 2023, një 30-vjeçare humbi jetën pasi makina e cila drejtonte doli nga rruga në vendin e quajtur Përroi i Rikaj, Kavajë./Albeu.com/


Shtuar 10.03.2023 13:43