Derbi i Italisë nuk ka fitues, Juventus dhe Inter ndajnë pikët

Derbi i Italisë mes Juventusit dhe Interit mbyllet pa fitues, pasi supersfida e mbrëmjes përfundon me rezultatin 1-1.

Pjesa e parë ka qenë tepër taktike nga mënyra e lojës që po bënin të dyja skuadra, pasi më shumë po tregoheshin të kujdesshme, edhe pse me disa tentativa për të dalë përpara.

Të lidhura

None found

Kështu ndodhi, me Juventusin që shënon i pari në minutën e 27’, pasi Chiesa merr krahun e tij dhe dërgon një top për te Vlahovic, me serbin që nuk gabon përballë portës.

Por festa e bardhezinjve zgjati pak, pasi Inter gjen golin e barazimit me një kundërsulm vrastar nga krahu i djathtë. Thuram merr një top nga mesfusha dhe niset drejt krahut të djathtë, ku dërgon një top brenda zonës dhe Lautaro Martinez e nuhat mjaft mirë rastin dhe barazon shifrat në minutën e 33’.

Pjesa e dytë ishte më tepër intensive, me të dyja skuadrat që tentonin të gjenin hapsirat kundërshtare, por edhe me ndërhyrje të gabuara në mënyrë të shpeshtë.

Derbi i Italisë përfundon në barazim, me klubet më në formë të momentit në Serie A që ndajnë pikët. Interi mbetet në krye të tabelës me 32 pikë, ndërsa Juventus në vendin e dytë me 30 pikë.


Shtuar 26.11.2023 22:44