Deputetja kërkesë kolegëve: Boll ia ndollët vdekjen Sali Berishës!

Deputetja Flutura Açka gjatë fjalës së saj është shprehur që deputetët të mos flasin më për vdekje, por për jetën dhe prosperitetin.

Fjala e saj i drejtohej kryesisht deputetëve socialistë, që flisnin për vdekjen e Sali Berishës.

Ajo tha se në Kuvend duhet të flitet për jetën dhe për shpresën.

Deputetja demokrate gjithashtu kërkoi më shumë respekt ndaj kolegëve duke u kujdesur për etikën.


Shtuar 14.07.2022 15:06