Deputeti ukrainas: Shumica e njerëzve i kanë mbijetuar sulmit në teatrin e Mariupolit

Më shumë se 1000 gra dhe fëmijë janë në strehën e bombave në teatrin e Mariupolit, ka thënë një deputet nga Mariupol.

Teatri u sulmua nga rusët dhe numri i viktimave nuk dihet.

Deputeti Dmytro Gurin, prindërit e të cilit janë të bllokuar në qytet, tha për BBC: “Ndërtesa e teatrit është shkatërruar, ne kemi më shumë se 1,000 gra dhe fëmijë në strehën e bombave, në bodrum.

“Disa minuta më parë kishim një informacion se streha e bombave mbijetoi dhe njerëzit atje mbijetuan.

“Ne nuk e dimë ende nëse kemi plagosur apo vrarë njerëz. Por duket se shumica prej tyre kanë mbijetuar dhe janë mirë.”/albeu.com


Shtuar 17.03.2022 10:06