Këtë të enjte, deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka kërkuar ministren e Shëndetësisë, Evis Sala, për të dhënë sqarime për problematikat në spitalet shqiptare, duke u ndalur në Lushnje, zona nga ai vjen.
Në Kuvend, Korreshi ironizoi duke thënë se në Europë nuk futesh nëse në spitale mungojnë produktet elementare.
Të lidhura
None found
Sipas tij, në maternitetin e Lushnjes dhe në pediatri nuk ka ashensor, ndërsa nuk funksionojnë as aparaturat e nevojshme.
“E keni numrin e telefonit ti thërrisni njëherë asaj ministres së Shëndetësisë?! Se vërtete ka ikur ne Europë ajo dhe na kishte nxjerrë video nga Europa, por dua t`i them që nuk hyjet e Europë pa pambuk, jod dhe doreza nëpër spitalet shqiptare. Nuk hyhet në Europë kur nuk punon mamografia në Lushnje. Nuk hyhet në Europë kur nuk eko në Lushnje për të bërë ekzaminime gjatë lindjeve. Po i çojmë në Fier dhe po na dalin lushnjarët të gjithë fierake. Nuk hyhet në Europë kur grafia del si foto pa blic. Nuk ka ashensor për t`u ngjitur në katin e tretë në maternitet dhe gratë lindin shkallëve. Nuk ka ashensor te pediatria, ku urgjenca është në kat të katërt, burrë e grua e bëjnë me radhë nga dy kate se japin shpirt rrugës”, deklaroi Korreshi.
