Deputeti më i ri i Ukrainës: Kur i mbijetuam Stalinit, mund t’i mbijetojmë edhe Putinit

Sviatoslav Yurash, deputeti më i ri i parlamentit të Ukrainës, tha për CNN se ai dhe ukrainas të tjerë ishin të vendosur të vazhdonin të luftonin sulmin rus në kryeqytetin Kiev.

“Stërgjyshi im i mbijetoi Stalingradit, kështu që unë mendoj se ne mund të mbijetojmë çfarëdo që të na hedhin”, tha ai ndërsa fliste nga Kievi.

“Ne patëm një histori fatkeqe, tragjike dhe të pabesueshme në shekullin e 20-të. Pra, nëse i mbijetuam Stalinit, mund t’i mbijetojmë Putinit.”

Ai e përshkroi jetën e luftës në Kiev si komplet ndryshe, ndërsa qytetarët përgatiten për sulmin rus.

Paratë, për shembull, nuk kanë më ndonjë vlerë reale gjatë kohës së luftës, që do të thotë se njerëzit po shkëmbejnë mallra në vend të kësaj, tha ai. Lagjja e tij është e qetë dhe bosh, ndërsa stacionet e rekrutimit ushtarak janë plot.

Por furnizimet si ushqime dhe municione po mbarojnë.

“Asgjë nuk mjafton” tha ai, ndërsa shtoi se ekipi i tij e kalojnë kohën e tyre duke organizuar furnizime, duke shpërndarë ushqime, duke siguruar armatim dhe ilaçe dhe duke u përpjekur të jenë të dobishëm në mbrojtjen e kryeqytetit.

Disa nga ndihmësit e tij me prejardhje ushtarake janë tani në fushëbetejë, duke udhëhequr toga dhe duke ndihmuar në ndërtimin e barrikadave./albeu.com


Shtuar 2.03.2022 09:51