Deputeti Asllan Dogjani ironizon Olta Xhaçkën, shkon në Kuvend me çadër plazhi

Këtë të enjte, deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, ka shkuar në Kuvend me çadër plazhi.

Veprimi i tij vjen si kundërpërgjigje ndaj deputetes Olta Xhaçka, pas deklaratës së kësaj të fundit mbi debatin për resortin e bashkëshortit në jug të vendit.

Pavarësisht tentativave për të hyrë në sallë me çadër, deputeti nuk është lejuar nga punonjësit e sigurisë.

Ai tha për mediat se donte që çadrën ta vendoste te vendi i Xhaçkës.

“Të gjithë jemi njëlloj, jemi shqiptar në Kosovë e Shqipëri. Për të justifikuar vjedhjen e pronave është e dënueshme. Kam marrë këtë çadër në mënyrë simbolike që të sensibilizohet opinion që gjuhë e tillë të mos përdoret më. Kërkoj nga Nikolla dhe komisioneri për diskriminimin që paguehen nga taksat që të marrin masa ndaj kësaj gjuhe të përdorur nga deputetët. Doja të hyja me këtë çadër në Parlament për ta vendosur aty ku ulet Xhaçka”, tha ai.


Shtuar 18.04.2024 10:35