Kuvendi i Shqipërisë miratoi pas një seance maratonë projektin për Portin e Durrësit me 74 vota pro dhe 35 kundër, ndërkohë që kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm.
Mirëpo, çfarë ndodh me tokën ku do të zhvillohet projekti? A do të jetë ajo e shtetit shqiptar, apo do të kthehet në pronë private të investitorëve arabë?
Këto janë pyetjet që “piranja” Rovena Cerka ka pasur për deputetët jashtë Kuvendit. Por siç u pa qartë, askush nuk dinte t’i përgjigje. As deputetët mazhorancës, që nuk kanë shfaqur ndonjë kundërshtim për projektin.
Ndërkohë, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj sqaron se porti i mbetet qytetarëve shqiptarë. Diçka që e dinim.
Po me truallin ku do të ndërtohen apartamenter çfarë do të ndodhë?
Qeveria shqiptare e shiti tokën në fjalë me kontratën 1 euro, ndërkohë që do të përftionte 12 miliardë euro nëse do të ishte vlerësuar nga një komision dhe ekspertë vlera e truallit.
Pa një përgjigje nga askush, “piranja” Rovena Cerka u drejtua tek ish-kryeinistri Sali Berisha, i cili thotë se vendi në fjalë “do të shpallet zonë krimi.”/abnews.al