Deputetët e përjashtuar i bashkohen protestuesve, Noka: Edi Rama është i kapur nga paniku, po i vjen fundi

Deputetët demokratë u janë bashkuar protestuesve pasi nuk janë lejuar të marrin jesë në seancën plenare, pas vendimit për përjashtim.

Në fjalën e tij para protestuesve Flamur Noka theksoi se Rama ëhstë i kapur nga paniku, pasi ëhstë kapur në korrupsion.

Sipas tij qytetarët shqiptarë nuk meritojnë të kenë më kryeministër Edi Ramën.

Ne përfaqësuesit tuaj u ndaluam të hyjmë në Kuendin ku ju na keni votuar për t’ju përfaqësuar. Edi Rama sot dhe gjithë këto ditë ka tregaur se ëhstë në panik. Ai më shumë se kushdo tjetër e di se ku ka shkelur, ai i di mëkatet e tija. Paniku nuk e shpëton dot. Ai është në panik, ai mendon se duke bllokuar zërin e deputetëve të opozitës, duke e kthyer parlamentin në burg, ai ka një urrejtje genitike për parlamentin. I ka bërë llogaritë gabim. Rama ëhstë i pashpresë qytetarët nuk mund të pranojnë që të kenë kryeministër McGonigal, ai e ka vendin në burg. Shqiptarët e lirë nuk mund të pranojnë që të kenë për kryeminsitër një njeri i cili për 9 vite nuk ka unuar asnjë ditë për këtë vend, ka punuar për të luftuar PD-në dhe opozitën dhe për ta zhdukur atë. U kap në flagrancë duke minuar demokracinë. Është kapur në korrupsion dhe duke korruptuar”, tha Noka.

/AlbEu.com/


Shtuar 16.02.2023 10:31