Deputetët e PD dorëzojnë në Kuvend projekt-ligjin për ndryshimet e ndarjes territoriale, Çupi: Mbron interesat e qytetarëve

Partia Demokratike nëpërmjet deputetëve të saj në Komisionin e Reformës dorëzon në Kuvend projektligjin që ka të bëjë me ndryshimet e ndarjes territoriale.

Gjithashtu bëhet me dije se së bashku me projektligjin do të jetë edhe materiali shoqërues dhe hartat me 94 bashki.

Të lidhura

None found

Në një deklaratë për mediat, deputetja e PD Dhurata Çupi tha se ky projektligj përfaqëson interesat e qytetarëve shqiptarë.

“Punë e Komisionit është një punë voluminoze ku është shqyrtuar çdo e dhënë çdo propozim nga organizata. Sot në deputetë të opozitës depozituan projektligjin për miratim dhe mbron interesa e qytetarëve shqiptarë. Jemi munduar që çdo kërkesë e tyre të merret parasysh. Nga 61 bashki sot kemi propozuar 94 në total, pra kemi një shtesë me 33 bashki. Ne kemi qenë në të gjitha qarqet e vendit dhe kemi dëgjuar interesat e qytetarëve dhe mendojmë se ky projektligj i mbështet ato”, tha ajo

“PD nëpërmjet deputetëve të saj në Komisionin e Reformës territoriale, do të dorëzojnë në Kuvend projektligjin për ndryshimet e ndarjes territoriale së bashku me materialin shoqërues dhe hartat me 94 bashki”, njoftoi më herët PD.