Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e operacionit “silent” në Yzberisht ku u zbulua një depo me armë zjarri të moditifikuara.
Armët janë gjetur brenda një vile 3-katëshe në Mezez Kashar, dhe ende nuk dihet se në emër të kujt është.
Armët e sekuestruara janë dërguar për ekspertizë për të parë nësë janë përdorur për ndonjë ngjarje kriminale të mëparshme.
Pas finalizimit të operacionit në pranga kanë përfunduar dy persona, Elvis Bakalli dhe Dorian Kalo.
Të dy modifikonin pistoleta, silenciator, shotgan, celularë djhe pjesë të ndryshme të municioneve luftarake që përdoreshin për montimin e armëve./albeu.com