Çdo ditë ditë shtohen denoncimet se si zyrtarët e lartë të Partisë Socialiste në shkelje të ligjit, po i bëjnë presion administratës për të mbledhur vota të emigrantëve shqiptarë, por deri më tani drejtësia nuk ka vepruar.
Një denoncim i ngjashëm ka ardhur ditën e sotme dhe nga drejtuesi i PD-së në Qarkun e Lezhës Agron Gjekmarkaj, i cili akuzon kryebashkiakun Pjerin Ndreu dhe ministrin Ulsi Manja për presion ndaj administratës.
Të lidhura
None found
Në një postim në rrjetet sociale, deputeti demokrat ka shpërndarë një mesazh nga një punonjës i administratës, i cili i ka dërguar një formular, që sipas qytetarit është shpërndarë nga Bashkia e Lezhës dhe iu është kërkuar punonjësve që të sigurojnë nga 5 vota emigrantësh shqiptarë secili, në të kundërt do të pushohen nga puna.
Agron Gjekmarkaj i bën thirrje organeve të hetimit të çojnë para drejtësisë përsonat përgjegjës.
Postimi:
Denoncim!
Qeveria në ikje dhe oborrtarët e saj në çdo sektor shtetërorë po përdorin presion mbi çdo punëmarrës për të manipuluar zgjedhjet e ardhshme. Si deputet dhe drejtues politik i Qarkut të Lezhës, i bëj thirrje organeve të hetimit të vëjnë para drejtësisë përsonat përgjegjës.
Një thirrje të veçantë për SPAK, që mos të neglizhojë asnjë rast të dyshimtë, sa do i vogël në dukje të parë, pasi Lezha mbetet një ndër zonat me numrin më të lartë të krime elektorale që kanë deformuar vullnetin e sovranit. Nuk do të hezitojmë të denoncojmë zyrtarisht në SPAK çdo tenativë për manipulim të votës por edhe çeshtje të tjera me natyrë korruptive!
Rasti i fundit i denoncuar në media dëshmon se si përsona të njohur të dosjes 184, po vënë nën presion administratën për vota. Ulziu dhe Pjerini nuk e trembin dot vullnetin për ndryshim.
Po ashtu një thirrje per drejtuesit e administratës arsimore në Lezhe, Kurbin e Mirdite të zbatojnë ligjin dhe të mos shantazhojnë mësuesit për sjelljet apo bindjet e tyre politike në kohë të lirë! Janë aq arrogantë sa nuk i fshehin as gjurmët.
Ne do t’i ndalojmë, por detyra jonë së pari, është rruga ligjore, t’i denoncojmë!


