Denoncimi i PD: Bie tavani i pediatrisë në Tiranë, plagoset një fëmijë

Zëdhënësja e Partisë Demoktatike, në Ditën e Fëmijëve ka bërë një denoncim në Facebook, në lidhje me Pediatrinë e Tiranës. Zhupa ka postuar disa foto ku duket tavani i një dhome spitali që ka rënë mbi krevat. Ajo shkruan se për pasojë, ka mbetur i plagosur një fëmijë.

“1 qershori në Pediatrinë Tiranë! Kushtet e spitaleve skandaloze të shëndetësisë rrezikuan edhe jetën e fëmijëve. Tani në spitalin e pediatrisë sapo u plagos një fëmije nga rënia e tavanit. Duhet hetim dhe vënia para drejtësise të atyre që rrezikojnë jetën e fëmijëve pikërisht ne vend ku duhet të shpëtojnë jetën dhe shëndetin”, shkruan Zhupa./albeu.com


Shtuar 1.06.2021 12:28