Sipërmarrësi Endri Meksi, gjatë një prononcimi për emisionin “Të Paekspozuarit”, ka folur për denoncimet e tij për dosjen AKSH-i.
Meksi u pyet nga gazetarja Klodiana Lala, nëse është kërcënuar nga biznesmeni Ergys Agasi, por ai e mohoi që kjo të ketë ndodhur.
Të lidhura
None found
Biseda në studio:
Klodiana Lala: Zoti Meksi, ju jeni pronar i TV ku po flasim dhe e dini nga natyra, nuk kursej askënd. Nuk do tju trajtoj si pronar i MCN por si çdo individ. Ju keni dhënë dëshmi të gjatë. Interesat e prokurorëve kanë qenë të detajuara. A keni patur pretendime personalisht për kërcënime të mundshme nga Ergys Agasi apo persona të lidhur me krimin e organizuar për t’ju kërkuar apo shantazhuar për tu tërhequr nga tenderat e AKSHI? A e keni ngritur ju këtë pretendim?
Endri Meksi: Kërcënime për jetën e kam thënë që jo. Kërcënime në sensin e familjes, nga Ergys Agasi jo. E kam akuzuar vetëm për AKSH-in dhe jo për kërcënime. Gys Agasi dhe unë kishim marrëdhënie në tentative për biznes dhe nuk u realizua. Nuk mund ti vë dot faj për kërcënime.
Klodiana Lala: Pse jeni kaq i interesuar tani për dosjen AKSH-i? Duket sikur e keni personale dhe jo betejë të një media që duhet të jetë e pavarur. Unë që e shoh nga jashtë dhe marr sikur ne nuk njihemi, përse e nisët sot këtë betejë? U kris biznesi mes jush?
Endri Meksi: Përfshirja ime ka qenë për arsye personale, por nga momenti i parë dhe tutje ka qenë totalisht. Pse jo? Ju supozoni jeni gazetar dhe unë meqenëse nuk jam gazetar të mos flas për dosje? Unë kam hezituar të flas edhe nga një ndjenjë kompleksi të krijuar edhe nga tipa si Gysi, në atë rrugë dështova, të provojmë këtë tjetrën.
Klodiana Lala: Ju keni aplikuar për tendera të AKSH-it. A mund të na thoni se çfarë ndodhi atje?
Endri Meksi: Nuk e njihja as 2% të asaj që njoh nga dosja. Njihja thashethemet, bisedat tona nëpër kafene, ishin të paprovuara, çështje inatesh, mllefesh. Kemi perceptime pazaresh por tjetër gjë është kur lexon mbi bazë dokumetnash. Si drejtues media, kam ceduar shumë herë kur nuk kam shkuar deri në fund kërkesave për informacion dhe po përpiqemi ta korrigjojmë tani. Unë po përpiqem të jem i saktë në çfarë them, edhe për të mos shkelur limitin mes biznesmenit të IT dhe të medias. Nuk më ka ftuar Top Channel, sepse po të më ftonin do të isha edhe te Inside Story.
Klodiana Lala: A e konsideroni Agasin, Epstein shqiptar, për sa kohë ka filmuar personazhe të caktuar në zyrën e tij?
Endri Meksi: Video seksuale e ke fjalën. Nuk di ta them nëse e ka bërë këtë gjë.
