Denion Meidani emërohet ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut

Denion Meidani, është dekretuar nga presidenti Bajram Begaj, si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në Maqedoninë e Veriut.

Këtë post deri më tani, e ka mbajtur Fatos Reka. Më herët, gjatë një seance të Komisionit për Politikën e Jashtme, në fjalimin e tij Denion Meidani, u shpreh se marrëdhëniet mes dy vendeve do të vijojnë të ndikojnë në lehtësimin dhe përmirësimin e jetesës.

Meidani theksoi se po ndërmerren reforma, ndërsa e konsideroi bashkëpunimin mes dy vendeve si shembull në rajon.

“Marrëveshjet e nënshkruara mes dy qeverive, jo vetëm kanë institucionalizuar më tej marrëdhëniet tona, por kanë ndikuar dhe do të vijojnë të ndikojnë ndjeshëm në përmirësimin dhe lehtësimin e jetës së shtetasve tanë. Duhet të konsiderojmë bashkëveprimin si një histori suksesi. Me vizion e guxim po ndërmerren së bashku reforma serioze. Bashkëpunimin rajonal do ta kem prioritet”, u shpreh Meidani.