Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë 65-vjeçari në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Petrelë të Tiranës.

Mësohet se një punëtor ka dëmtuar aksidentalisht dorën në një makineri për prodhimin e vajit të ullirit.

Si pasojëm 65-vjeçari ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.12.2024, në fshatin Barbas, Petrelë, shtetasi M. P., rreth 65 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka dëmtuar dorën në makineri në një fabrikë për prodhimin e vajit të ullirit në pronësi të shtetasit Xh.H, dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.


Shtuar 19.12.2024 16:13