Dëmtohen shtyllat e ndriçimit në Parkun e Ksamilit, policia shpall në kërkim autorët

E ndërsa të gjithë po festonin ndërrimin e viteve, disa persona ende të paidentifikuar kanë dëmtuar shtyllat e ndriçimit në Parkun e Ksamilit, i cili ndodhet në rrugën “Ali Pasha”.

Raportohet se janë thyer 5 prej shtyllave të ndriçimit, ndërsa të tjerat janë dëmtuar pjesërisht.

Për këtë ngjarje Policia e Sarandës, ka nisur hetimet, por deri tani nuk jepen detaje.