Demi Lovato martohet me Jordan “Jutes” Lutes në një ceremoni romantike në Kaliforni

Demi Lovato dhe këngëtari Jordan “Jutes” Lutes janë zyrtarisht të martuar! Çifti u njoh në studio në janar të vitit 2022, teksa punonin së bashku për albumin Holy Fvck të Demit, dhe pas afro dy vitesh lidhje, Jordan i propozoi ish-yllit të Disney Channel në dhjetor 2023, me një unazë diamanti në formë dardhe, dizajnuar nga Teresa Panico e Material Good.

Dasma u mbajt këtë fundjavë në Kaliforni, dhe rreth orës 16:00 të së dielës, ata thanë “po”. Nusja shkëlqeu me një fustan ngjyrë perle nga Vivienne Westwood, i punuar me mëndafsh saten të trashë dhe poshtë një korse. “Jam prej kohësh e dashuruar me dizajnet e Vivienne Westwood,” u shpreh Demi për Vogue.

Një martesë plot stil për një çift që e nisi dashurinë në tinguj muzike!


Shtuar 26.05.2025 11:37