Delvinë, gjendet i pajetë trupi i gruas në banesë, policia në vendngjarje

Një 74- vjeçare në Delvinë është gjetur ditën e sotme e varur në oborrin e banesës së saj.

Kanë qenë të afërmit e saj që kanë gjetur të moshuarën me inicialet N.H., ndërsa nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Policia bën me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë:
Më datë 31.05.2022, në Delvinë, në oborrin e banesës, është gjetur nga familjarët, e vetëvarur shtetasja N. H., rreth 75 vjeçe, banuese në Delvinë.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com

 

 

 


Shtuar 31.05.2022 15:50