Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, e shkak për plagosjen e një 54 vjeçari është bërë një dele.
Mësohet se një 67 vjeçar shqiptar, ka goditur me thikë fqinjin e tij grek pasi delja e tij kishte kaluar në tokën e shqiptarit.
Ngjarja ka ndodhur në një zonë rurale të Mitilinit dhe 54-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërsa 67-vjeçari shqiptar është arratisur dhe është shpallur në kërkim nga policia.