Del video e Pecorellit që inskenoi djegien e tij: Më duhet të iki te fëmijët (VIDEO)

Gjëja e parë që ka thënë Davide Pecorelli kur është përballur me kamerat, është se duhet të takonte fëmijët.

Pamjet e publikuara nga TG.Com tregojnë biznesmenin Italian që u gjet një ditë më parë pas tetë muajsh i zhdukur.

Në momentin që gazetari afrohet për ta pyetur, Pecorelli, i veshur me një palë pantalloa të shkurtra, kapuç, syze dhe maskë anti-Covid, largohet me nxitim, duke thënë se duhet të shkojë tek fëmijët. “Më falni duhet të gjej, kam folur me ish-gruan. Do flas me prokurorin të hën pasdite dhe gjithçka do e merrni vesh prej tij, përmes konferencës, më falni, duhet të shkoj të shikoj fëmijët”, thotë Pecorelli.

45-vjeçari u zbulua nga autoritetet e ishullit ku gjendej në Itali, pasi iu dogj motori i gomones që kishte marrë me qira. Pecorelli u identifikua përmes shenjave të gishtërinjve, pasi bazuar në dokumentet e reja që kishte, rezultonte shtetas rumun. Nesër ai do të merret në pyetje./albeu.com


Shtuar 19.09.2021 14:24