Del para Gjykatës shqiptari që vrau shokun në Selanik

Ka dalë sot para Gjykatës së Selanikut, shqiptari që ekzekutoi me armë zjarri bashkëkombësin e tij, Shpëtim Bajrami, një javë më parë në një pikë karburanti në qendër të qytetit.

Ai ka kërkuar që të shtyhet seanca e tij pasi nuk është në gjendje që të japë deklaratën.

Ndaj tij është ngritur procedim penal për vrasje në gjendje të qetë shpirtërore dhe armëmbajtje pa leje.

Kujtojmë se autori u vetëdorëzua pas 24 orësh në polici.

Gjatë dëshmisë së tij për autoritetet greke, ai ka thënë se nuk ka dashur ta vriste dhe se me viktimën ishin shokë por mes tyre ka pasur një konflikt për çështje lekësh.

“Kohët e fundit kam marrë kërcënime serioze për jetën nga viktima. Ka pasur dy incidente të dhunshme ndaj meje nga viktima dhe jashtë karburantit jam sulmuar sërish nga viktima” ka thënë ai.


Shtuar 18.07.2023 09:33