Moti i keq ka shkaktuar probleme edhe në qarkun e Elbasanit. Lumi Shkumbin ka dalë nga shtrati. Mësohet se janë përmbytur 4-5 hektarë me toka bujqësore.
Burime zyrtare pranë shtabit të emergjencave civile bëjnë me dije se si pasojë e reshjeve dhe erërave në disa zona ka probleme sa i takon furnizimit me energji elektrike.
Aktualisht raportohen probleme në fshatrat e Librazhdit dhe Gramshit si dhe në njësinë administrative Shushicë të Elbasanit.
Po ashtu probleme ka pasur me rrëshqitjet e gurëve në vendin e quajtur Kthesa e Murrashit në Librazhd por qarkullimi i mjeteve vijon normalisht pasi firma kontraktuese është duke vijuar punën për mirëmbajtjen e rrugës.
Rrëshqitje dherash raportohen edhe në fshatin Bersnike të Gramshit./albeu.com