Deklarata e fortë e Ilir Metës: Situata e Rinasit ishte një shpikje, kurth!

Presidenti Ilir Meta gjatë një interviste në Syri Tv ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me bllokimin e Rinasit nga kontrollorët.

Meta ka deklaruar se e gjithë situata në Rinas ishte e shpikur dhe jo reale, duke e konsideruar një kurth për të.

Deklarata e Metës:

Është një provokim ndaj Presidentit me qëllim që të bjerë në një lojë çiliminjsh të papërgjegjshëm siç ishte historia e aeroportit që ka sajuar. Çështja e aeroportit është një shpikje.

Do shikoni edhe lojëra në vijim se dhe unë kam një lajm të zi për të gjithë ata që nuk e duan demokracinë se zgjedhjet e 25 prillit do të mbahen. Më 25 prill, askush nuk do ketë shans të tjetërsojë vullnetin e popullit.

Qytetarët shqiptarë nuk do të lejojnë që vendi i tyre te shkoje ne greminë, shqiptarët me zgjedhjet e 25 prillit, do bëjnë ‘restart’ të demokracisë dhe të vendit të tyre. Zbatimi i Reformës në Drejtësi, është kthyer në ‘Ramaformë’.

Çdo ndryshim i Reformës do ndodhi në Parlament dhe me partnerët tanë ndërkombëtare dhe derisa të ndodhi kjo do zbatohet legjislacioni aktual. Çkapja e shtetit dhe e Reformës në Drejtësi do të ndodhi në 25 prill, kjo është e padiskutueshme. /albeu.com/


Shtuar 8.04.2021 21:57