Deklarata e fortë e Berishës: Lulzim Basha u nis për në Amerikë me Gjekmarkajn, por e zbritën nga “avioni” në Romë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë shumë të fortë mbrëmjen e sotme, ku u shpreh se Lulzim Basha është nisur për në SHBA bashkë me Agron Gjekmarkajn, por e kanë zbritur në Romë.

Ai tha se Basha u ftua nga zyrtari amerikan Gabriel Escobar, por FBI nuk e ka lejuar të shkojë në Shtetet e Bashkuara.

“Kam respekt për zonjën Karen Donfried se ka një karrierë të gjatë diplomatike, por vetëm nga ana njerëzore duhet të përsëris atë që i kam thënë në dhjetor zotit Gabriel Escobar, i cili erdhi, u takua me Lul Bashën, dhe të gjitha këto 1 javë para Referendumit për shkarkimin e tij. Në atë kohë i thashë se shqiptarët nuk i kanë qejf kukullat. Tha që do shkonte Basha në SHBA. U nis Basha në SHBA me Gjekmarkajn, e zbritën në Romë të Italisë”, tha Berisha.


Shtuar 6.05.2022 07:35