Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar mbi deklaratën që ka dhënë Sali Berisha mbi vdekjen e Laer Kurtit.
Ai e krahasuar Berishën me një hienë e cila nuk kthehet dot më në njeri.
Rama ka theksuar se ata po “shqyejnë” një të vdekur për t’ia hedhur fajin policisë.
Kujtojmë se Berisha gjatë deklaratës së tij me gazetarët ka ngritur akuza duke thënë se qeset “me të bardhë” që janë gjetur brenda stomakut të Kurtit janë vendosur nga ata.
Reagimi i Ramës pas akuzave të Berishës:
Kur njeriu bëhet hienë nuk bëhet më kurrë njeri, po kur njerëzit u venë pas hienave rrezikojnë të bëhen hiena! Si mund t’u shkohet ende pas hienave që prej 24 orësh po shqyejnë një të vdekur nëpër media, duke ia hedhur fajin policisë, kur edhe vetë prokuroria ka folur qartë?!
Çdo shqiptar që i ndjek këto hiena nga mbrapa duhet të pyesë veten çfarë shqiptari është dhe çfarë kërkon pas atyre, që kërkojnë vetëm rrëmujë, konflikt, gjak mundësisht, e që hanë bukën e Shqipërisë po bëjnë duvanë e Rusisë!/albeu.com