Berisha ironizon Ramën: Jam lider mysliman por emrin e pagëzimit e kam Paulin! (VIDEO)

Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi në Facebook ka ironizuar kryeministrin Rama dhe deklaratat e tij në lidhje me fene të cilës i përket.

Një video montazh e kryeministrit Rama po bën xhiron e rrjetit për shkak të deklaratave të cilat bien në kontraditë me njëra tjetrën.

“Unë jam lider mysliman, ja po të citoj unë, që unë jam lidër mysliman…”- thotë Rama në një intervistë.

Ndërsa në një intervistë të pak kohëve më parë, kryeministri Rama shprehet: “Unë emrin e pagëzimit e kam Paulin…”

 

Rikujtojmë se pak vite më parë, kryeministri Rama u shpreh se:  Unë jam katolik. Gjyshi im ishte ortodoks. Babai im dhe fëmijët e tjerë ishin katolike. Kurse gruaja ime është myslimane. Dy fëmijët e mi te pare janë ortodoksë kurse djali i vogël katolik…”

Duke shprehur ndryshimet fetare në familjen e tij, kryeministri Rama, asokohe deklaroi se e tillë është edhe harmonia fetare në Shqipëri.

 


Shtuar 30.08.2021 18:10