Pas dëshmisë së Deizi Arapit, të cilës ditën e sotme ju dogj makina për të dytën herë, ku u shpreh se ka pasur një konflikt me deputetin e PD-së Bledjon Nallbati, ka ardhur edhe reagimi i këtij të fundit.
Nallbati është shprehur se ai ka pasur vetëm një konflikt verbal me Deizin kur ishte kryebashkiak dhe asgjë më tepër.
Gjithashtu ai është shprehur se do ta kallëzojë penalisht Deizin për shpifje menjëherë sapo të kthehet në Shqipëri.
“Jam i habitur nga këto akuza. Unë kam pasur vetëm një konflikt verbal kur isha kryebashkiak, por asgjë më tepër. Besoj se është nxitur nga dikush tjetër për të bërë këto akuza. Sa i përket punëtorit tim nuk mbaj përgjegjësi për çdo punëtor që kam, me kë zihen dhe çfarë bëjnë. Sapo të kthehem nga Gjermani do të bëj një kallëzim për shpifje”, është shprehur Nallbati./albeu.com/