Debati Lapaj-Shabani për mandatin e “Nisma Shqipëria Bëhet”/ KQZ merr vendimin, ja kush do të futet në Parlament

Në mbledhjen e sotme të KQZ-së, u vendos që mandati t’i kalojë kandidates nga lista e mbyllur e këtij koalicioni, të përbërë nga “Shqipëria Bëhet” dhe “Nisma Thurje”, duke i dhënë fund debatit mes dy ish- aleateve në zgjedhjet e 11 majit, Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani, ta marrë Kleana Xhuveli, kushërira e Adriatik Lapajt.

Celibashi sqaroi se nuk mund të ketë dorëheqje nga kandidimi pasi listat janë miratuar.

“Kleana Xhuveli, e renditur në listën e mbyllur të këtij koalicioni më sipër, vlerësoj që i takon asaj e drejta për të marrë mandatin e deputetit. Për sa kohë ajo e ka interesin për këtë”, u shpreh ai.

Celibashi:Kjo është e qartë në Kodin Zgjedhor. Si mundet një kandidat të tërhiqet në datën e zgjedhjeve apo një ditë pas? Nuk mund ta bëjë këtë. Për sa kohë KQZ nuk ka vendosur për të shpallur kandidatët fitues, është në të drejtën e çdo kandidati për të hequr dorë.

Në rastin konkret Kleana Xhuveli ka pohuar se do të marrë mandatin nëse do jetë rasti. E ka bërë këtë deklarim edhe Zeqir Kordhoni, por Xhuveli është renditur më sipër, vlerësoj që i takon asaj e drejta për të marrë mandatin e deputetit”.


Shtuar 23.07.2025 13:44