Debate në Komisionin e Ekonomisë, Tabaku i kërkon llogari Delina Ibrahimajt: Eja na jep përgjigje për arrestimin e nëpunësit të lartë të Ministrisë së Financave

Sot po zhvillohet komisioni i Ekonomisë, ku po shqyrtohet akti normative për disa ndryshime në ligjin për buxhetin e vitit 2022, pas shpërndarjes së Pakos së Madhe.

Debatet nuk kanë munguar në komision.

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku dhe deputeti socialist, Erion Braçe, kanë kërkuar që në komision të jetë prezente edhe ministra e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.

Tabaku tha se ministrja duhet të dilte dhe të jepte një përgjigje edhe për arrestimin e nëpunësit të lartë të Ministrisë së Financave Arlind Gjokutajn.

“Është hera e parë që ministrja për arrestimin e zyrtarit, nëpunësit më të lartë të autorizues I shtetit shqiptar, pasi sot ai është para drejtësisë. Minimumi ministrja duhet të vintë këtu, në daljen e kësaj publike, në mledhjen e parë të Komisionin e Ekonomisë ku kishte përfaqësues dhe të jepte një sqarim se çfarë ka ndodhur. Tani diskutojmë këtu për planifikim buxhetor sikur çfarë është dhe ju shkelni me dy këmbë buxhetin që miratoni vetë në fundvit. Dhe lërë pastaj të flasim për atë të miratuar në fillim të vitit, që është bërë leckë, ka 10 ndryshime që e kanë humbur komplet konceptin. Z. kryetar ne jemi gjithë ditën këtu, kemi një axhendë të ngarkuar, ta spostojmë në orën 12 dhe fillojmë me pikat e tjera”, tha Tabaku.

Ncërsa Braçe ceku gjithashtu sektorin e fermerëve. Ai tha se nuk u dha ndihmë për bujqësinë, ndërsa ngriti shqetësimin se pse feremerët nuk u përfshinë te Pako e Madhe.

“Pse ka qëndrime të ndryshime për të njëjtën çështje brenda 4 ditësh dhe pse kjo ndodh me paratë e buxhetit të shtetit. Pse ka qëndrime të ndryshme për propozime deputetësh. Pse një kategori punëtorësh marrin shpërblime, pse këto të bujqësisë s’përfitojnë asgjë, nuk meritojnë asgjë këto? Kur këtu janë dhënë në mënyrën më të qartë të mundshme se si mund të përdoren paratë dhe në mënyrë efektive. S’dua t’ia di fare sesi është impresioni ministrit kur përballet me deputetët, ky quhet interes privat, interesi publik është buxheti”, tha Braçe./Albeu.com/