Debat i fortë te ‘Sterilizimi’/ Ti nuk i lyen vetullat o Mondi, Vokshi-deputetit të PS: Kështu ju thanë dje?

Fotot e paraqitura nga kryetarja e Komisionit për Sterlizimin, Albana Vokshi, kanë ngjallur debat mes kësaj të fundit dhe deputetit socialist Alban Xhelili.

Xhelili u shpreh se fotot e mjeteve spitalore nuk tregojnë ndryshkjen e tyre siç pretendon Vokshi, por janë shenja leukoplasti, sipas tij.

Vokshi e ka kundërshtuar, duke e sfiduar të shkojnë bashkë në spitale për ta verifikuar.

Debati:

Xhelili: Fotot e paraqitura në komision, janë foto që nuk janë pranuar nga ajo strukturë spitalore që pretendoni se i keni marrë. E kam verifikuar personalisht.

(Opozita bën zhurmë)

Xhelili: O Mondi, ti nuk i lyen vetullat, mos e dëgjo këtë pjesë. As ti mos dëgjo Saimir.

Vokshi: Kshu i kanë thënë, ia paskan dërguar dje në darkë. Xhelili ju sfidoj, shkojmë bashkë e verifikojmë. Unë kur dal këtu e kam të verifikuar nga të gjitha anët, hajde shkojmë bashkë në martenitet.

Xhelili: Kryetare ju lash të flisnit, edhe dje pa folur dëshmitari e ndërprisnit, sikur e dinit çfarë do thonit, e keni të përparuar këtë pjesë…

Vokshi: Ju e kishit mendjen të mbronit Nushin dhe Ramën.

Xhelili: Ato shenjat e ndryshkut që paraqisni te fotot, janë si vetullat e lyera dhe ju thotë dikush që ‘e keni surratin me baltë’, është shenja që le leokoplasti, mos i gënjeni njerëzit. Nëse do ishin veglat me ndryshk do ishin marrë infeksione në spitale.

Vokshi: Meqë ke marrë atë mesazhin, kur nuk keni qenë ju ia kam paraqitur drejtorit të spitalit dhe nuk e ka mohuar. E kam nga burime të brendshme. Shkojmë e verifikojmë, jo vetëm aty. Në Vlorë përdorej autoklava e vjetër, edhe në QSUT dhe Elbasan. Ku janë koncensionet? Mbroni hajdutërinë bravo ju qoftë se mendoni se Rama do ju bëjë deputet, por kjo vjedhje ka kosto të lartë. T’ju vijë turp, pse i mbroni? Ato pajisje të ndryshkura janë akoma, edhe pasi erdhi hirushja e kohës suaj.

Ju mbroni vjedhjen, korrupsion dhe abuzimin me mbi 200 mln euro dhe bravo ju qoftë se mendoni se Rama do vu vërë deputet. Po është turp shumë i madh të mbroni vjedhjen sepse ka kosto shumë të lartë për jetën e qytetarëve. Duhet t;ju vijë turp se në vend që të thoni hajde të bëjmë transparencë që këto koncesione mos të përsëriten më, ju i mbroni dhe më thoni pajisjet që unë tregova nuk ekzistojnë më.


Shtuar 13.11.2024 11:44