Daut Dauti publikon një fotografi të rrallë – Kurti dhe Krasniqi në një bisedë shoqërore në Londër

Gazetari e publicisti Daut Dauti ka ndarë një fotografi të rrallë, ku shihen lideri aktual i LVV-së, Albin Kurti dhe ai i PDK-së, Memli Krasniqi.

Të dy, Kurti dhe Krasniqi, tashmë janë figura kyçe në skenën politike të Kosovës, dhe anipse sot janë kundërshtarë politik, më parë duket se kanë pasur një marrëdhënie më miqësore.

Sipas Dautit kjo fotografi ishte shkrepur vite më parë në një lokal në Londër, ku pirja e duhanit ende nuk ishte e ndaluar në ambientet publike.

“Kjo fotografi është e kohës kur në lokalet e Londrës ende nuk ka qenë e ndaluar pirja e duhanit kurse muhabeti shoqërorë-vëllazëror”, ka shkruar Dauti.

Kujtojmë se Daut Dauti kishte qenë zëdhënës i qeverisë në kohën kur Bajram Kosumi ishte kryeministër.


Shtuar 8.04.2025 13:00