“Dashurinë e kemi për Ramën, jo për Spiropalin”, Dash Sula me batuta e ironi në Kuvend

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka folur në lidhje me interpelancën e thirrur nga opoizita për Kryeministrin Edi Rama, në lidhje me skandalin e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal.

Sula u shpreh se nëse Rama nuk ka patur mundësi të vijë e kupton dhe e pranon duke thënë që mund të zhvillohet seancën e radhës, por refuzoi që interpelanca të bëhej me të deleguarën e tij, ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Me nota humori fjalën e tij e përmbylli duke thënë “Dashurinë e kemi për Ramën, jo për Spiropalin”./albeu.com


Shtuar 2.02.2023 12:07