Ditën e sotme po mbahet seancë plenare në Kuvend ndërkohë deputeti i PD, Dashnor Sula ka bërë një gjest i cili ka qenë një surprizë për të gjithë.
Deputeti është futur në oborrin e Kuvendit të Shqipërisë me një thes të mbushur me ullinj dhe një degë ulliri.
Ky veprim vjen si shkak i rritjes së prodhimit të ullinjve, ndërsa çmimi për të është ulur ndjeshëm.
Momenti që deputeti Sula ka hapur thesin sigurisht që ka shkaktuar edhe të qeshura tek gazetarët e pranishëm, të cilët nuk hezituan t’i drejtonin mikrofonin./albeu.com